Nesër në Durrës ekspertët e forcave të xhenios do të kryejnë një shpërthim të kontrolluar në një pallat 9 katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”.
Për këtë arsye, bashkia e Durrësit u kërkon qytetarëve që të hapin dyert dhe të lënë shtëpitë nga ora 10.00 deri në orën 17.00.
“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar plasjen me shpërthim të kontrolluar të kafazit të ashensorit të pallatit 9 katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”.
Në këto kushte njoftojmë bizneset dhe banorët e pallateve përreth që në datën 24 nëntor 2020, nga ora 10.00 deri në orën 17.00, të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme si dhe të largohen nga banesat dhe bizneset e tyre” kërkon bashkia e Durrësit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.