×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Non grata” nga Mali i Zi pasi ngriti flamurin shqiptar, por bashkatdhetarët nuk e lënë në “baltë” shkodranin

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 11:11

    Në Ostros të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morës pjesë një numër i madh qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.


    Në mesin e shumë qytetarëve ishte edhe maratonomaku, çiklisti e bjeshkatari dhe aktivisti i njohur Irfan Domnori nga Shkodra.

    Irfani atë ditë ishte në Krajë me veshjen popullore dhe me flamurin shqiptar të cilin ai e mban në të gjitha rastet ku merr pjesë në aktivitet sportive e kulturore, shkruan Ulqini Online.

    Për këtë, valvitjen e flamurit në Krajë në manifestimin ”Dita e geshtenjës” z. Domnori u dënua nga autoritetet e shtetit malazez me një gjobë prej rreth 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.

    Irfan Domnori është pjesmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini. Bjeshkatarët e Shoqatës ”Rumia” me të ndëgjuar për këtë dënim u organizuan dhe me vetëkontribut mblodhën shumën e të hollave të mjaftueshme për të mbuluar dënimin e kolegut të tyre nga Shkodra./ Ulqini-online/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!