Edhe shtatori në Shqipëri do të mbizotërohet nga temperatura të larta verore.
Kështu ka thënë meteorologia Tanja Porja, e cila foli për kushtet atmosferike të ditëve në vijim.
Sipas saj, temperaturat do të freskohen sadopak pas 20 shtatorit.
“Deri në fund të gushtit priten temperatura të larta edhe pse do kemi vlera 36 grade Celcius, janë temperatura shumë të larta duke qenë se ne presim ardhjen e vjeshtës.
Kurse java e parë e shtatorit parashikohet të sjellë temperatura 34-35 grade ceclius, janë 5-6 gradë më të larta për stinën e vjeshtës.
“Vjeshta nuk futet fare si vjeshtë por do duket 15 ditët e para të shtatorit njësoj si verë, optimale për plazh. Temperaturat pritet të freskohen sadopak gjatë 15 ditëshit të dytë të shtatorit”, tha Porja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




