×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk ka rehati për Korçën, 10 lëkundje tërmeti në 12 orët e fundit

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 15:22

    Nga mbrëmja e djeshme mbi 10 lëkundje sizmike janë regjistruar në rajonin e Korçës.


    Epiqendrat e lëkundjeve sizmike kanë qenë rreth 16 km në juglindje të qytetit.

    Tërmetet kanë qenë me magnitudë nga 2.2 deri 3.7 të shkallës Rihter dhe nuk kanë sjellë dëme në njerëz apo materiale.

    Edhe pse tek banorët ka një lloj paniku duke kujtuar se rajoni i Korçës u trondit nga disa tërmete të fortë të cilat shkaktuan dëme në dhjetëra shtëpi dhe 4 të lënduar.

    Fshatrat më të prekur nga tërmeti ishin Floqi dhe Qafzezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!