×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ”Nuk kam motiv të jetoj”, fjalët rrëqethëse të babait të policit që u vra në Lezhë

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 13:39

    Saimir Hoxha do të përcillet sot në banesën e fundit. Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç teksa ishte rritur nga dy prindër mësues.


    44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave. Mësohet se babai i tij 85-vjeçar ka thënë se “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.

    Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Pasi kishte asgjesuar një parcelë me kanabis në Kune-Vain me dy kolegë të tjerë ndaluan një automjet të dyshimtë.

    Ai i kërkoi të riut Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke e qëlluar dy herë me armë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!