Ankthi po vazhdon në Shqipëri edhe në orë pas mesnate pasi është goditur edhe nga tri tërmete tjera duke çuar numrin e tërmeteve në 9 të tilla në 24 orët e fundit.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare ka njoftuar për tri tërmetet tjera që goditën Shqipërinë brenda një ore.
I pari pas mesnate ishte në ora 02:18, me magnitudë 2.7 shkallë Rihter, me epiqendër 25 kilometra në Perëndim të Tiranës.
I dyti pas mesnate u regjistrua 10 minuta më vonë, në ora 02:28, me magnitudë 4.4 shkallë Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 29 kilometra në Perëndim të Tiranës.
Tërmeti i tretë u regjistrua në ora 02:49, ndërsa dridhjet ishin 3.5 shkallë Rihter, kurse epiqendra 35 kilometra në Perëndim të Tiranës.
Autoritetet shqiptare kanë bërë thirrje që banorët e zonave ku ka paralajmërime për vazhdim të dridhjeve të mundshme sizmike të qëndrojnë jashtë shtëpive e pallateve, pasi deri tani janë dëmtuar shtatë pallate në Tiranë e Durrës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet për së paku 105 të lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.