Deri në ora 09:00 janë numëruar mbi 90 për qind e vendvotimeve në Shqipëri nga ku rezulton se Partia Socialiste vazhdon të prin me numrin e votave para Partisë Demokrate.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani PS ka 73 deputetë nga gjithsej 140 sa ka Kuvendi i Shqipërisë.
PD ka 59 deputetë, ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 5 mandate dhe Partia Socialdemokrate me 3 deputetë. Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.
Këta kandidatë kanë marr në total 2,731 vota.
Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 2,183 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës ka marr 400 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 148 vota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.