115 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore gjatë shtatë muajve të parë të vitit.
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se ka një ulje vjetore me rreth 10% të numrit të aksidenteve me pasojë të plagosur, por vdekshmëria vijon të mbetet ndër më të lartat në rajon dhe Europë.
Për ekspertin e sigurisë rrugore Artur Sulçe, kjo situatë, veçanërisht më problematike gjatë sezonit veror, vjen për shkak të dobësive në planifikimin urban dhe në menaxhimin e trafikut, rëndimi i të cilit irriton përdoruesit e rrugës dhe ndikon në vendimmarrjen e gabuar të drejtuesve.
“Jemi në shifra tmerrësisht alarmante, pra bashkëpunimi në grup i gjithë institucioneve që kanë lidhje me aksidentet rrugore, duhet të punojnë në një grup për të dhënë zgjidhje reale, në mënyrë që të mos transferohet problemi nga një pikë rreziku, në një tjetër, por t’i jepet zgjidhje”, thotë Sulçe për A2.
Sipas Sulçes norma e lartë e aksidenteve krijon një faturë të madhe për ekonominë: duke përfshirë vonesa për bizneset dhe qytetarët, kostot në shërbimin shëndetësor, si dhe cenimin e forcës punëtore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.