×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nusja futet pas mesnatës në shtëpinë e ish-vjehrrës dhe e rrah keq me mjete të forta

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 17:03

    Një 30-vjeçare me iniciale K.M. është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë orëve të natës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës ku e ka dhunuar atë rëndë.


    Për pasojë kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!