×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nxirret nga uji në gjendje të rëndë, 72-vjeçari vdes rrugës për në spital

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 11:17

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një plazhist ka humbur jetën pasi u fut në det.


    Njoftohet se 72-vjeçari F. H. banues në Tiranë, është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë.

    I moshuari njoftohet të ketë ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal. 72 vjeçari ishte duke bërë plazh, shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

    Nuk dihet ende se pse i moshuari u bë keq dhe humbi jetën ndërsa po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftimi:

    Vlorë/Informacion paraprak

    Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72-vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!