×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Operacion anti drogë, arrestohen disa persona, i përfshirë edhe një avokat

    Reporteri
    07 Nëntor 2021 | 8:30

    Policia ka zhvilluar një operacion anti drogë në qytetin e Korçës, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike dhe janë arrestuar disa persona.

    Lënda narkotike, me destinacion Greqinë, është sekuestruar gjatë operacionit të sektorit të antitrafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.

    Burime për Top Channel bëjnë me dije se edhe një avokat rezulton i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

    Operacioni po vijon, ndërsa priten të bëhen arrestime të personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike./ Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!