Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë ka dalë me një sqarim në lidhje me operacionin e sotëm të policisë në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit.
Sipas kësaj ministrit, ky operacion është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ministria ka thënë se Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare.
Sipas tyre, ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen.
“Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim të ministrisë.
Sipas tyre, ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së policisë në kampin e sirianëve, në kundërshti me procedural e zbatimit të ligjit.
“Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar.
“Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet procedurale”, thuhet në njoftim.