Në një deklaratë për mediat këtë të shtunë, opozita jashtëparlamentare deklaroi se kryeministri Edi Rama, ende nuk e ka pranuar hapjen e listave 100%.
Kjo opozitë shprehet se qëllimi i Edi Ramës nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha se opozita e bashkuar ka bërë një hap të madh përpara për të arritur konsensus mes të gjitha forcave politike për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
“Ky është një qëndrim i përhershëm i opozitës. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të bërë një diskutim transparent dhe gjithëpërfshirës për gjithcka në lidhje me zgjedhjet. E kemi bërë të qartë që nga fillimi që prioriteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe i Opozitës së Bashkuar, është garantimi i votës së lirë të qytetarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.
“Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre. Sepse çdo lëvizje e Edi Ramës është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa reshtur, ishte të ndalojë Opozitën e Bashkuar të konkurrojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion”, ka thënë Bardhi. /tvklan.al/ /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.