×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Opozita në Shqipëri të hënën mban protestën e 10 kombëtare

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 21:00

    Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit me kryetarët e bashkive të djathta dhe me krerët e degëve në Shqipëri në një deklaratë për mediat tha se protesta e radhës e opozitës, e 10 me radhë, do të mbahet të hënën me fillim nga ora 20:00.


    “Dua të falënderoj nga zemra edhe njëherë mbi 85 për qind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë evropiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë evropiane. Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë”, tha Basha, raporton Tch.

    Kujtojmë se të hënën votohet në Kuvend ngritja e Komisionit të posaçëm parlamentar për presidentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!