×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Organizoi garë me makinë në rrugë, gjobitet 150 mijë lekë dhe kërkon falje

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 22:24

    Një 35-vjeçar nga Tirana është gjobitur nga policia me një shumë të konsiderueshme pas organizimit të një gare me makinë në aksin Lezhë-Mamurras.

    I riu që drejtonte një “Ford Mustang”, Ervis Kosova garoi me një mikun e tij që ishte në timonin e një makine tip “Audi”.

    Gara është organizuar duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë dhe videot e garës së shpejtësisë më pas janë publikuar në rrjetet sociale.

    Policia Rrugore e Lezhës bëri të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve dhe nisur nga kjo E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

    Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur gjobë 150.000 lekë të reja dhe në fletën e masës administrative, drejtuesi i makinës “Ford Mustang” i ka kërkuar policisë edhe falje për organizimin e garës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!