×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Paditi për shpifje Veliajn, Basha paraqitet për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 12:27

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.


    E ndërsa mes palëve nuk ka pasur pajtim, gazetari i “ABC”, Ermal Vija raporton se seanca është shtyrë për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e shpifjes duke mos u tërhequr. Kryebashkiaku nuk është paraqitur.

    Lulzim Basha ka deklaruar se “do të vij vetë në çdo seancë”. Data e radhës e përballjes është caktuar 24 shtator.

    Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë i kaloi kompetencën për gjykimin e padisë Gjykatës së Posaçme, pas disa muajsh ping-pongu mes dy gjykatave, asaj të Posaçmes dhe të Tiranës.

    Në padi, Basha konsideron si shpifje të Erion Veliajt akuzat se; kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe se ka ndërtuar pa leje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!