×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pallati mbetet pa shkallë, banori: Duhet me bo spidermanin me u ngjit sipër

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 17:09

    Një pallat në Durrës, sapo kalon Pallatin e Sportit ka pësuar dëme mjaft të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe pasgoditjet që kanë vijuar më pas.


    I shpallur i pabanueshëm, dhe në pritje të vendimit përfundimtar nëse do të shembet totalisht apo do të riparohen dëmtimet, brenda pallatit kanë mbetur sendet e tyre personale dhe me vlerë të cilat banorët dëshirojnë t’i marrin.

    Një prej tyre ka hyrë brenda pallatit duke rrezikuar edhe veten e tij, teksa ka dërguar këtë video në Shqiptarja.com.

    “Këtu nuk ka shkallë, duhet me bo spidermanin me u ngjit sipër”, shprehet banori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!