×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pallati në Tiranë përfshihet nga flakët, raportohet për dy të plagosur

    Reporteri
    03 Nëntor 2021 | 14:24
    Foto ilustrim

    Një apartament në katin e 11-të të një pallati në Tiranë ka marrë flakë dhe për pasojë kanë lënduar dy banorë.

    Mësohet se dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë, rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi” ka rënë zjarr në katin e 11-të të një pallati. Si pasojë e zjarrit kanë shkuar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!