Vendimi i KE për të mos hapur negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë sjellë reagime ditët e fundit dhe nga SHBA.
Gjatë një seance të Komisionit të Jashtëm të Senatit, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer u shpreh se ishte i zhgënjyer për mbylljen e derës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e tyre evropian.
“Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë javën e kaluar në Bruksel.
Megjithëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së, jemi dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian se të dyja vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reforma”, tha zoti Palmer.
Zyrtari amerikan shtoi se vendimi i fundit rrezikon gërryerjen e besueshmërisë te BE dhe krijon një boshllëk që vende si Kina dhe Rusia janë të gatshme ta mbushin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.