×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje e pazakontë: Bregdeti i Durrësit pushtohet nga mjegulla

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 10:03

    Bregdeti i Durrësit është zgjuar ndryshe ditën e sotme edhe pse temperaturat janë të larta.


    Mjegulla ka pushtuar gjithë vijën dhe hapësirën përreth duke krijuar një pamje të pazakontë për sezonin veror, ndërsa pritej që dielli të shkëlqente në qiell.

    Pamjet e siguruara nga Top Channel tregojnë detin e mbuluar nga mjegulla ndërsa duket shumë pak rëra dhe çadrat e vendosura.

    Veç bregdetit edhe qyteti i Durrësit është përfshirë nga mjegulla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!