Në 22 Mars të vitit 2019, në ambjentet e një lokali në qendër të qytetit të Elbasanit u ekzekutua avokati Ravik Gurra.
Në videon e siguruar nga opinion.al duket autori i cili del nga një automjet, dhe për disa sekonda futet në lokal dhe më pas rikthehet për t’u larguar po me të njejtin automjet.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondave, ç’ka do të thotë se autorët kishin studiuar mirë lëvizjet e viktimës dhe se si do të largoheshin.
Dy plumba në kokë e lanë të vdekur në vend avokatin Gurra i cili në ato momente ishte në shoqërinë e dy personave.
Disa minuta pas ekzekutimit policia gjeti një automjet të djegur afër daljes së Elbasanit i cili dyshohet se ishte përdorur nga vrasësit për t’u larguar.
Ravik Gurra ishte avokat i familjes Çapja në Elbasan dhe Emiljano Shullazit. Vrasja e tij dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e shërbimit të tij ndaj këtyre klientëve por këto mbeten vetëm hipoteza.
Pas më shumë se një viti pas ngjarjes, ajo ka mbetur pa autor dhe pa motiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.