Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç, humbën jetën tragjikisht dje në një aksident të rëndë në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.
Report Tv ka siguruar videon e aksidentit, ku duket qarte punonjësi i policisë, 51-vjeçari me iniciale V.N, i cili tenton të kthehet majtas dhe me shpejtësi të madhe vijnë të rinjtë që e godasin në pozicion të prirët.
Sipas policisë drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme Serxho Kuka, dhe Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.
Mbrëmjen e djeshme SHÇBA ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e mjetit ‘Mercedez Benz’, 19 vjeçarin me iniciale M.B, dhe drejtuesin e mjetit tip ‘Audi’, 51 vjeçarin me iniciale V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.