×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të rënda nga momenti i nxjerrjes së kufomave të emigrantëve dhe shoferit shqiptar që vdiqën në Shqipëri

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 11:55

    Janë nxjerrë nga makina e shkatërruar trupat e pajetë të 7 emigrantëve të huaj nga Lindja e Mesme dhe të shoferit shqiptar.

    Ata mbetën të vdekur nga një aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, ku shkak mendohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e automjetit tip “Benz”, i cili ishte marrë me qira.

    Dyshohet se shoferi ka pikasur forcat e policisë, është kthyer nga rruga drejt Përmetit dhe për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin duke rënë në humnerë.

    Sipas prokurorit Petrit Çano nuk janë zbuluar identitet e viktimave dhe pasi të bëhet kjo gjë do fillojë bashkëpunimi me ambasadat përkatëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!