×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje tronditëse: Burri rreh gruan në sy të fëmijëve në Tiranë

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 21:02

    Ulërima të dy fëmijëve që të prekin zemrat, ndërsa kërkojnë që babai i tyre të ndalë dhunën barbare ndaj nënës.


    Këto janë pamjet dramatike që janë publikuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ ‘News24’.

    Skenat makabre ndodhin në banesën e një familje në Allias në Tiranë.

    Historia tragjike ka si protagoniste një 31-vjeçare, nënë të tre fëmijëve, (vuan nga probleme të shëndetit mendor) e cila prej vitesh dhunohej nga burri i saj, person me aftësi të kufizuar.

    Në video shihet se si ajo goditet nga burri i saj, ndërsa mes tyre ndodhet vjehrra, ndërsa dëgjohen ulërimat lutëse të fëmijëve që babai ta ndalet.

    Skenat e dhunës janë bërë sot publike nga nëna e 31-vjeçares, Hanke Pirra.

    Ajo tregoi nga studio e emisionit se shkak për dhunën në familje është bërë vjehrra e vajzës së saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!