×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamjet e aksidentit të rëndë: Shqiptari shtyp me makinë disa çiklistë, vdes një 14 vjeçar

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 10:02

    Një 44-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident rrugor në fshatin Karavomylos të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 14-vjeçari.


    Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, 8 gusht.

    Makina që drejtohej nga shtetasi shqiptar, është përplasur me një grup fëmijësh që po udhëtonin me biçikleta, duke plagosur rëndë një fëmijë 14-vjeçar, i cili pak pas aksidentit ndërrroi jetë në spital.

    Grupi i fëmijëve me biçikletë përbëhej nga pesë çiklistë dhe kishte fenerë dhe dritat e pasme. Makina që shkonte në të njëjtin drejtim ra me shpejtësi mbi ta.

    Sipas një raporti LamiaReport, shoferi 44-vjeçar raportohet se i pa fëmijët në minutën e fundit, por ishte me shpejtësi të madhe.

    Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe ra ndjeshëm në biçikletën e dytë dhe goditi të tretin.

    Si rezultat, njëri prej fëmijëve u plagos rëndë ndërsa vëllai i tij binjak dhe një shok tjetër bashkëmoshatar shpëtuan.

    Babai i viktimës, një mjek i njohur, nxitoi për tek fëmija i dëmtuar. Ai së bashku me personelin mjekësor bënë çmos për ta mbajtur në jetë por nuk arritën dot për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë i mituri.

    Drejtuesi shqiptar i automjetit, ndërsa iu mor dhe gjak për testin e alkoolit./oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!