Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu ka publikuar disa video ku tregohen pasojat e reshjeve të shiut në Pogradec, këtë të dielë.
“Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qendror për qytetet dhe qytetarët.
Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qendror nuk ekziston.
Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.
Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama”, shkruan Balliu.
https://www.facebook.com/klevis.balliu.1/posts/3367186493342324
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.