×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pandeli Majko bën postim prekës, kujton dëshmoren 17 vjeçare të UÇK-së

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 19:21

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Makjo, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmoren 17 vjecare të UÇK’së, Yllka Domi.


    “Liria ka emër”, shkruan në postimin e tij Majko që ishte kryeministër gjatë kohës së luftës në Kosovë.

    Postimi i tij i plotë:

    LIRIA KA EMER

    Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.
    Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

    “Amanet ju le nëse nuk pritoni,
    Të ma shkruani emrin në rërën e detit,
    Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,
    Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,
    Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

    Përmendore nuk dua…!
    Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,
    Vendosni afër kokës sime.”

    …Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).
    Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.
    Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

    Liria ka emrin e të rënëve!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!