×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pandemia ul numrin e azilkërkuesve në Shqipëri

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 7:04

    Pandemia ka ulur numrin e azilkërkuesve në Shqipëri, ku në krahasim me vitin 2019 ka pasur një rënie me 66%.


    Azilkërkues në Shqipëri

    2019 6.577

    2020 2.232

    Sipas raportit të INSTAT pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë me origjinë nga Siria, Iraku dhe Maroku.

    Por ajo që vihet re është se ndryshe nga viti 2019, në vitin 2020 ka më shumë azilkërkues sirianë sesa iranianë.

    Në vitin 2019 dominonin azilkërkuesit femra, por ky raport është përmbysur, pasi në vitin 2020 rreth 80% e azilkërkuesve rezultojnë të jenë meshkuj.

    Piku i aplikimeve shënohet në tremujorin e pare të vitit, me thuajse 1000 azilkërkues në muajin shkurt. Kjo tregon se mbyllja e kufijve prej pandemisë ka ulur ndjeshëm edhe numrin e azilkërkuesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!