×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Panik nga tërmetet, psikologia apel qytetarëve: Kështu duhet ta menaxhoni situatën

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 23:16

    Psikologia Arjana Rreli ka këshilluar të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të menaxhojnë situatën pas tërmeteve, e cila në fakt u shoqërua me ankth dhe panik.


    Ajo vuri theksin tek nënat shtatzëna, ndërsa kërkoi pretj tyre që të tregojnë maturi për të menaxhuar me qetësi çdo gjë.

    Sipas saj, kjo është e vetmja strategji, e cila ndihmon që qytetaret të mos pësojnë trauma si pasojë e frikës së shkaktuar na lëkundjet e termetit.

    Psikologia thekson se pasojat e traumës mund të shfaqen në një kohë të dytë nëse nuk ruhet qetësia.

    “Patjetër që gjëja e parë që duhet të bëhet është të ruhet qetësia. Në grupe të mëdha paniku transmetohet më shpejt. Kjo rrit ankthin e tyre dhe pastaj mund të transmetohet në shëndetin e tyre mendor. Kërkohet të ruhet qetësia nga të rriturit.

    Pasojat e traumës ndodhin në një kohë të dytë. Kjo situatë duhet të pranohet dhe të menaxhohet me qetësi. Nuk kemi asgjë për të bërë se nuk e kemi në dorë, por vetëm duhet ta pranojmë këtë proces dhe mos të rrisim ankthin”-tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!