×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pankarta dhe mesazhe të forta, çfarë nuk u pa nga protesta kundër abuzimeve të fëmijëve në Tiranë

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 15:27

    Ashtu sikurse ndodhi edhe një vit më parë, ku roja i shkollës abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare në një zonë periferike të Tiranës, qytetarë të thjeshtë, anëtarë të shoqërisë civile, e personazhe të njohur, janë bërë sërish bashkë, këtë herë, për një abuzim seksual të përmasave më të mëdha.


    Ata kanë dalë në masë në zonat kryesore të kryeqytetit shqiptar, pasi disa ditë më parë, u mësua mbi përdhunimin në grup që i është bërë prej muajsh një 15-vjeçareje në Mirditë, nga pesë persona, më i madhi prej tyre 44 vjeç.

    Manifestimi që ka ndodhur sot në Tiranë, veç pjesëmarrjes së kënaqshme, u vu re edhe për mesazhet e forta që u përcollën.

    “Mos ma vrit fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm”, ishin disa nga parullat që janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.

    Por nuk munguan as parullat me mesazhe të forta si “mos mi hap këmbët me zor”.

    Mes personave që manifestonin në sheshin “Skënderbej” jo pak vëmendje tërhoqi një grua, e cila doli plotësisht e zhveshur e mbante me forcë një pankartë gjigante në duar.

    Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme. /balkanweb/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!