×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Para Ohrit, Borrell do të shkojë në Tiranë

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 16:06
    Josep Borrell dhe Edi Rama

    Në 16 mars pritet të shkojë në Tiranë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhely.

    Zyrtarët e BE-së do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për Këshillin e Stabilizim-Asociimit.

    Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së (Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit) dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.

    Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë. /tvklan.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!