×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Parandalohet një konflikt mes të rinjve në Shkodër, policia shpall në kërkim 28 vjeçarin për armëmbajtje pa leje

    Reporteri
    17 Korrik 2023 | 13:29

    Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë mësohet se falë ndërhyrjes është bërë i mundur parandalimi i një konflikti mes një 23 vjeçari dhe 28 vjeçari, ky i fundit gjatë largimit ka marrë e vete edhe një tip arme automatik që më pas e ka hedhë në rrugë.

    Ndër të tjera thuhet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për katër të rinj të tjerë përkatësisht 21, 19, 21 dhe 30 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante 28 vjeçari.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!