Detyrimet e pagave të prapambetura nga orët shtesë ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit do të kryhen nga lekët e konfiskuara nga krimi.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se ky është vendimi i parë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, i cili sikurse citohet ka dhënë urdhër në 12 drejtoritë e qarqeve, që të llogarisin detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj.
Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave dhe pritet që procesi të përfundojë brenda vitit 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.