Pasditen e sotme në Portin e Durrësit u sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash Paund britanik, të cilat ishin futur në pjesën e parapakolpit të një fugoni.
“Top Channel” mëson se nga hetimet paraprake rezulton se shoqëria e transportit së cilës i përket fugoni, ku u gjetën paratë, që dyshohet të jenë produkt i veprimtarisë kriminale të kryer jashtë territorit të Shqipërisë, është e regjistruar në Angli në emër të 28 vjeçarit, Guxim Sefolli.
Raportohet se fugoni tip Mercedes Benz me targa angleze ku u gjet sasia e Paundëve bën shërbimin postar mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Por i ndaluari nuk ka pranuar të ishte në dijeni për sasinë e gjetur të parave.
Top Channel mëson se Policia e Shtetit ka pasur me herët informacion se në një fugon mallrash, që po vinte nga Anglia ka pasur një shumë parash në monedhë Paund. Për këtë arsye në bashkëpunim me autoritetet doganore janë ushtruar kontrolle te imtësishme, ku rezultuan të fshehura disa pako me Paund britanik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.