×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas 40 ditëve në terapi intensive, trinjakët e lindur para kohe gëzojnë shëndet të plotë

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 19:51

    Pas 40 ditësh trajtimi në terapinë intensive të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, trinjakët e lindur prematurë Roi, Ajsi dhe Ersa Boçi ndodhen sot jashtë rrezikut për jetën dhe gëzojnë shëndet të plotë.


    Lajmin e mirë e bën me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ku falenderon stafin e maternitetit për përkushtimin dhe ekspertizën e tyre që mundëson rikthimin e trinjakëve shëndosh e mirë në shtëpi.

    “Pas 40 ditësh të vështira në shërbimin e terapisë intensive, trinjakët Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë. Mirënjohje për dr. Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve që e fituan betejën për jetën su dhe për të gjithë stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë. Trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!