×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas Durrësit e Thumanës, edhe ky qytetët nga nesër pritet të jetë në gjendje të jashtëzakonshme

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 22:02

    Qeveria e Shqipërisë do të përfshijë nesër edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të gjendjes së jashtëzakonshme nga emergjenca natyrore.


    Lajmin e dha vetë kryeministri Rama teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa, ku përsëriti lutjen për durim.

    “Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!”, tha Rama.

    Më herët qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe qytetin e Laçit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!