Deputetja Majlinda Halilaj shkaktoi reagime të shumta ditën e djeshme pas fjalimit të saj të lexuar keq në Kuvend. Me fjali të copëtuara dhe me një lexim aspak të qartë, ajo ngriti pikëpyetje mbi praninë e saj si deputete në parlament.
Pas skenës shqetësuese por edhe komike në të njëjtën kohë, Halilaj vendosi të reagojë për të sqaruar arsyet e performancës së saj të dobët në foltoren e Kuvendit.
Ajo shkruan se gabimet janë njerëzore dhe se ditën e djeshme kishte patur një problem në sy i cili e kishte bërë të mos lexonte qartë.
Por ajo që bën përshtypje është se në reagimin e saj të shkurtër ajo ka bërë 8 gabime drejtshkrimore dhe nuk ka vendosur asnjë shenjë pikësimi.
“Gabimet janë për njerzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syri nuk isha e qart për qytetarët”, shkruan deputetja Halilaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.