×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas helmimit nxënësja humb kontaktet me familjen, babai: S’po e gjej dot

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 13:08

    Një nxënëse e gjimnazit Janaq Kilica ka humbur kontaktet me familjarët pas helmimit masiv të ndodhur në shkollë si pasojë e gazit lotsjellës.


    “Isha te spitali, nuk po e gjej. Po bredh nëpër rrugë nuk e gjej dot. Është në vit të parë. Kemi marrë një shoqe nuk e dinte. Ajo tha se iku në shtëpi kurse goca ime kishte qëndruar në shkollë. Nuk po e gjej dot tani. Quhet Anxhela”, thotë babai i saj.

    Rerport TV raporton se nxënësi i identifikuar si A.D i cili ka hedhur sprajin piper në ambientet e shkollës është identifikuar herën e parë, dhe pasi është pyetur ka deklaruar se e ka bërë për shaka.

    Ai ka përsëritur sot të njëjtën gjë duke shkaktuar një helmim në masë në radhën e nxënësve, ndërkohë që për të mësuar shkaqet e veprimit të tij, po heton Prokuroria e Fierit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!