×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas Kamzës, Basha shkon në Durrës: Hajdeni të rrëzojmë Ramën

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 22:41

    Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, pas vizitës në Kamëz dhe në Vorë, është ndalur një ditë para protestës edhe në qytetin e Durrësit.


    Basha nga Durrësi ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e nesërme për të vazhduar protestën deri në largimin e kryeministrit Rama.

    Më pas Basha falenderoi qytetarët e Durrësit që sipas tij refuzuan masivisht regjimin e Edi Rames me 30 Qershor.

    “Masivisht duhet t’i bashkohemi protestes së ditës së nesërme për të treguar se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. E nesërmja është bashkim i qytetarëve europiane që luftojnë për vlerat dhe parimet europiane”- tha Basha në takimin informal që zhvilloi në Durrës mbrëmjen e së dielës.

    “30 qershori ishte dita që shënoi fillimin e fundit real të Edi Ramës”- u shpreh më pas kryetari i Partisë Demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!