Pas konferencës me kryeministrin Edi Rama, komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Në këtë takim, Basha shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi. Takimi i zhvilluar në ambjentet e aeroportit “Nënë Tereza”, zgjati për rreth 20 minuta, ndërsa pas tij, nuk pati asnjë deklaratë për mediat.
Kujtojmë se në konferencën me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi dha mesazhe të qarta sa i takon rrugës drejt integrimit të Shqipërisë në BE.
“Sa i përket rezultatit, e kam ndjekur nga afër, çka thënë OSBE. Mendoj se pas një fushate mjaft të zjarrtë, na nevojiten rezultate të qarta përfundimtare. Ka filluar procesi apo apelimi, duam të shohim të gjitha parregullistë apo blerjen e mundshme të votave, të ndiqet nga autoritetet gjyqësore, pas këtij procesi na duhen rezultatit. Pas tij na duhet që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë nga puna edhe shumë shpejt për Reformat e BE. Pa një parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE. Ka ende mjaft punë për të bërë.” tha Varhelyi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.