×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas nëntë muajsh gjenden të gjallë në Portugali dy fëmijët e zhdukur shqiptarë, arrestohet babai i tyre

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 22:52

    Pas nëntë muajsh në “arrati”, dy fëmijët e mitur shqiptarë dhe babai i tyre të cilët ishin zhdukur nga Gjermania janë gjetur në Portugali.


    Ky i fundit u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha, 100 km larg Lisbonës, pasi akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve të tij.

    Policia Kombëtare e Portugalisë bën me dije se vëlla e motër, të moshës 11 dhe 10 vjeç, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Shqiptari udhëtoi nga Gjermania, shteti në të cilin jetonte, në Tenerife, me dy fëmijët e tij në dhjetor të vitit 2020.

    E ëma e fëmijëve paraqiti një ankesë civile janarin e kaluar, por në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve të mitur. Nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë ku u hap dhe një procedim penal.

    Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!