×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas përplasjeve në distancë, Ilir Meta dhe ambasadorja Kim shtrëngojnë duart

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 12:05

    Ceremonia e Dita e hapur e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, “Defender Europe 21”  bëri bashkë paraditen e kësaj të dielë, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.


    Në nisje të aktivitetit nuk ka munguar edhe një përshëndetje e ngrohtë mes kreut të shtetit dhe ambasadores amerikane. Meta dhe Kim kanë shtrënguar duart, ndërsa aparatët fotografikë i kanë fiksuar në një moment të qeshur.

    Ky takim mes presidentit dhe kryediplomates amerikane, vjen pas përplasjes së fortë të tyre në distancë , ku shkak u bënë zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja kritikoi kreun e shtetit për retorikën e tij të ashpër gjatë fushatës elektorale. /abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!