×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas sherrit për pronat, 30-vjeçari i djeg 2 makinat xhaxhait të tij në Tiranë

    Reporteri
    17 Mars 2025 | 18:07

    Një 30 vjeçar, me iniciale M.Xh., është shpallur në kërkim, pasi i vendosi flakën dy automjeteve të xhaxhait të tij, gjatë natës në kryeqytet.

    Sipas njoftimit të policisë, arsyeja e vendosjes së flakëve dyshohet të jetë për motive pronësie.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (16 mars), në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Tiranë, ku 30-vjeçari i vuri zjarrin makinave të xhaxhait, të cilat ndodheshin të parkuara në oborrin e banesës së 66-vjeçarit me iniciale G.Xh.

    Ndërkohë vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!