×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas takimit me Vuçiç, Rama shijon pamjen nga kulla e Beogradit

    Reporteri
    03 Nëntor 2021 | 21:24

    Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapić dhe zëvendëskryemnistrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

    Rama ndodhet në Beograd në kudër të takimeve për nismën “Ballkani i Hapur”, ku dhe ka shijuar nga kulla pamjen e kryeqytetit serb.

    Sipas axhendës, të enjten do të ketë takime të Ramës, Vuçiç dhe Dimitrov me përfaqësues të biznesit, më pas me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe në fund zyrtarët e lartë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

    “Ballkani i Hapur” është mbështetur nga Rama, Vuçiç dhe Zaev, por pas dorëheqjes së këtij të fundit nuk dihet se çfarë fati do ketë pasi opozita në Maqedoninë e Veriut e ka kundërshtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!