Koha e keqe që ka përfshirë vendin ka vështirësuar jetesën për banorët e dëmtuar nga termeti që flenë në çadra. E tillë është kjo familje me 4 anëtarë në Murqinë të Krujës. Nëna me dy vajza të mitura bën apel për ndihmë, pasi ka edhe fëmijën sëmurë, për shkak të të ftohtit dhe lagështirës.
Katër anëtarët e familjes Vathi në fshatin Murqinë të Krujës, pas shembjes së shtëpisë nga tërmeti janë strehuar në këtë çadër, ku balta dhe reshjet e shiut e bëjnë jetesën më të vështirë
E zonja e shtëpisë Dila tregon për abc neës se jetesa në çadër është shumë e vështirë pasi njëra nga vajzat është e sëmurë, ndaj i bëjnë apel shtetit për ndihmë.
Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rreth 10 banesa në fshatin Murqinë të Krujës, zonë e cila vuan shpesh edhe pasojat e përmbytjes. Sipas banorëve grupet e verifikimit kanë evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por deri më tani asnjë ndihmë nuk u është ofruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.