Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mbrëmje Shqipërinë ku lëkundjet sizmike u ndjenë në disa qytete.
Sipas EMSC, shkalla e lëkundjeve është regjistruar në 4.7, ndërsa epiqendra është shënuar në afërsi të qytetit të Burrelit.
Menjëherë pas lëkundjeve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njofton se të gjitha shërbimet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri.
Ai i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës.
“Nje vale termetesh jane ndjere ne Tirane. Sherbimet tona te emergjences kane kaluar ne gatishmeri te plote! Per cdo problematike ne banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjehere ne nr. ☎️ 112 ose zjarrifikesit nr. 128 ?! “, shkruan Veliaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.