×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas Tiranës, Sali Berisha ‘foltoren’ e radhës me demokratët do ta mbajë në Fier

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 18:19

    Ish- Kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar se ditën e martë të javës që vjen foltorja e radhës me demokratët do të mbahet në Fier.


    Lajmin e ka bërë vetë Berisha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se takimi me demokratët do të zhvillohet në orën 18:00.

    Ky takim vjen pesë ditë pasi ish- Kryeministri nisi turin e tij me Tiranën (më 16 shtator), ndërsa si qytet të dytë ai ka zgjedhur Fierin.

    Postimi i plotë

    Njoftim!

    Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier: “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme! sb.

    Në takimin e parë ai hodhi një sërë akuzash si ndaj Bashës ashtu dhe ndaj Ramës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!