Pas tre ditësh të mbyllura si pasojë e të ftohtit polar, shkollat janë rihapur ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ulët kanë shkaktuar mjaft probleme në vend, që nga bllokimi i rrugëve e deri tek ngricat në sistemin ujësjellës.
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi që mungesa e ngrohjes në shkolla të ishte i vetmi shkak për pezullimin e mësimit, pasi sipas saj ka pasur një sërë faktorësh që çuan në marrjen e këtij vendimin.
Nga ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura do të zëvendësohen por nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të realizohen, njofton abcnews.al.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.