Në Shqipëri po vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale.
Kandidatët e Partisë Socialiste po prijnë një shumicën e qyteteve kryesore.
Madje, PS në zgjedhjet lokale të së dielës ka marr edhe bastionin e PD-së, Shkodrën.
Kandidati i PS-së, Benet Beci ka marr 60.24 për qind të votave, ndërkaq kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahia ka marr 39.76 për qind.
Ka qenë Kryeministri Edi Rama ai i cili në Facebook ka publikuar një video, klip i realizuar nga Partia Sociale, ndërsa nuk ka munguar edhe një përshkrim nga ai.
“Nadja e mir o Zoja Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër…?”, ka shkruar Rama në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.