Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, ish-bashkëshortja e liderit të demokracisë Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari.
Avokati i zonjës Hajdari, Maks Haxhia e cilësoi vendimin të paligjshëm.
“Nuk ishte aspak i ligjshëm. E patë vetë sesi nuk morën asnjë kërkesë.”
Vendimi erdhi tre ditë pas seancës dëgjimore, ku Fatmira Hajdarit ju konstatuan probleme me pasurinë por dhe fshehja e refuzimit të vizës nga Ambasada amerikane.
Probleme me pasurine- Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Në raportin që ILDKPI kishte bërë në KPK Hajdari kishte kryer deklarim të pastër dhe nuk rezultonte me konflikt interesi. Por nga hetimi i KPK rezultonte se Hajdari nuk kishte deklaruar 887 m2 truall ne 2013, ndërsa në 2015 ishin ndërtuar e njësi shërbimi, 12 apartamente tek Vilat gjermane me një vlerë mbi 207 mije euro. Po keshtu KPK konstatoi se nuk eshte deklaruar dhe investimi në një godinë 5 katëshe dhe te nje objekti 10 katesh. Kjo e fundit ishte regjistruar ne emer te familjarëve.
Hajdari fshehu revokimin e vizes per ne SHBA ne 2017- Gjatë hetimit fillimisht Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar i kishte dërguar një raport ku konstatonte se Hajdari ishte e përshtatshme për vijimin e detyrës. Por nga ana e saj KPK ka bërë një hetim të pavarur ku rezultoi se Hajdarit ne 2017 i ishte revokimin e vizes për në SHBA dhe gjyqtarja nuk e kishte deklaruar.
Kur i është kërkuar Hajdarit të jepte shpjegimet e saj mbi këtë cështje është shprehur fillimisht se nuk ka pasur dijeni për revokimin e vizës, ndërsa më pas është shprehur se autoritetet e ambasadës i janë shprehur se revokimi i vizës është bërë për shkak se gjyqtarja ishte në veting.
Kjo ka bërë që DSIK të rishikojë raportin dhe ka arritur në konkluzionin se Fatmira Hajdari është e papërshtatshme për të vijuar detyrën. Ne seancën dëgjimore avokati Maks Haxhia kërkoi te rihapet hetimi gjyqesor per kriterin profesional dhe ti kerkoje ambasades amerikane se kur ka vënë në dijeni Hajdarin per revokimin e vizes.
Hajdari e perlotur – E përlotur u shpreh se pas vrasjes se Azemit, ate dhe femijet e saj i kishin ndihmuar shume persona. Vete ajo kishte nisur te jetoje tek vila e lene nga i shoqi. Kjo e fundit ishte restauruar me një kredi të marrë në kohën e ish kryeministrit Sali Berisha, nje fond prej 25 mln leke te vjetra.
Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht.